Nisma “Turizmi Blu-Zhvillimi i Ekonomisë së Detit”

Nisma “Turizmi Blu-Zhvillimi i Ekonomisë së Detit”

16:50 10/10/2019

Klosi: Deti, potencial për të rritur ofertën turistike

Turizmi blu është nisma më e re e prezantuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e cila synon zhvillimin e ekonomisë së detit. Nga Durrësi, ku edhe u lançua, ministri Klosi u shpreh se për të krijuar infrastrukturën e kësaj industrie do të vijë në ndihmë ligji i ri i lundrimit dhe ndryshimet në kodin detar përsa i përket ekonomisë në marinave.

“Megjithëse flasim që duam të hapim Shqipërinë, jemi pa një ligj të lundrimit. Ne akoma në kodin detar nuk i kemi konceptet e turizmit detar dhe kjo është një përpjekje që duhet ta bëjmë me shumë forcë, dhe këtu Ministria do të përpiqet që shumë shpejt të paraqesë për diskutim ligjin e ri të lundrimit dhe ndryshimet në kodin detar përsa i përket ekonomisë në marinave, ekonomisë së turizmit”.

Për të zhvilluar këtë lloj turizmi, do të ndërmerren një sërë lehtësirash fiskale si ajo që qeveria shqiptare bëri për hotelerinë me 4 dhe 5 yje.

“Ne duhet të bëjmë lehtësirat në turizmin detar dhe marin për të krijuar hapësira për këtë biznes të ri. Lehtësira fiskale që kanë të bëjnë që me krijimin e regjistrit dhe mundësisë që flamuri të jetë një opsion për jahtet e Mesdheut dhe më gjerë se kaq, lehtësira fiskale për të krijuar në Shqipëri një atraksion për të ndenjur gjatë verës por më shumë gjatë dimrit për marinë. Jahtet e shumta që ekzistojnë sot në Mesdhe dhe në të gjithë zonën e Adriatikut dhe të Jonit dhe këto duhet t’i diskutojmë të gjithë me faktorët dhe aktorët e fushës. Është pjesë e strategjisë sonë për hapjen e ekonomisë së detit”.

Për ministrin Klos,i turzimi blu është  biznesi i të ardhmes që do të kërkojë shumë vende pune.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori