Më i larti në 5 dekada, kërkohet ndihmë nga qeveria

Niveli i ujit në Venecia ka arritur pranë rekordeve historike për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit që kanë prekur gjithë Italinë.

1 metër e 87 centimetra është niveli aktual i ujit, 7 centimetra nën rekordin e shënuar në vitin 1966, më i larti në më shumë se 5 dekada. 2 persona humbën jetën në ishullin e Pelestrinës, pjesë e arkipelagut, në përpjekjet e tyre për të nxjerrë ujin e nga banesat e tyre.

Kryebashkiaku Luixhi Brunjaro tha se do të shpallë shumë shpejtë gjendjen e katastrofës natyrore duke kërkuar edhe ndihmë urgjente nga qeveria.

Niveli i lartë i ujit ka pushtuar katet e para të ndërtesave dhe të shkëputen nga portet ku ishin ankoruar dhe të hyjnë në zonat e banuara dhe në sheshe. E gjithë Italia po përballet këto ditë me përmbytje, çka ka bërë që disa qytete të shpallin gjendjen e emergjencës.

Tv Klan