Linda Noskova i dha vetes një optimizëm të madh përpara US Open teksa mori titullin e saj të parë të turneut WTA me një fitore ndaj Lulu Sun në finalen e Monterrey Open.

Tenistja çeke që është numri 35 në renditjen botërore, mori hak për humbjen e saj në raundin e parë të Cincinnatit pikërisht në përballje me Sun dy javë më parë përpara përballjes së saj në raundin e parë të U.S. Open me Yulia Putintseva të martën e ardhshme.

Noskova filloi të thyente lojën e parë të shërbimit të Sun, duke ndërtuar një stralegji të mirë.

19-vjeçarja çeke më pas siguroi pikët e nevojshme për të kaluar setin e parë.

Në setin e dytë Noskova shfrytëzoi mirë gabimet e rivales neozelandeze për të thyer përsëri shërbimin e saj dhe për të mbajtur një avantazh kyç që siguroi triumfin në ndeshjen që zgjati 1orë e 58 minuta.

Tv Klan