Personi që shihni në foto është 34-vjeçari, Kolë Manaj i cili paraditen e kësaj të marte qëlloi me armë zjarri në kokë bashkëjetuesen e tij, Anila Ndoka, e më pas vrau veten.
44-vjeçarja nënë e 3 fëmijëve, u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, në brendësi të këtij automjeti tip Volksvvagen që shihni në pamje.
Në brendësi të makinës, që rezulton në pronësi të të plagosurës, u gjet një armë zjarri pistoletë që dyshohet se është përdorur nga 34-vjeçari.
Të afërm të Anila Ndokës kanë deklaruar në polici se Kolë Manaj ishte i papunë dhe problemet ekonomike mund të kenë sjellë dhe konflikte mes çiftit.
44-vjeçarja është me profesion punonjëse sociale dhe aktualisht punonte për një qendër komunitare pranë Bashkisë Shkodër.
Tv Klan