U zbulua me 21 Janar dhe është ndër trupat qiellorë që do t’i afrohet më shumë planetit

Një asteroid i sapozbuluar do t’i afrohet shumë Tokës, në vetëm 3500 km nga sipërfaqja në 26 Janar. Është titulluar 2023 BU dhe është një ndër trupat qiellore që do kalojë më afër planetit tonë. Aktualisht ndodhet në Yjësinë e Arushës së Madhe, rreth 900 mijë km larg nesh dhe leviz me një shpejtësi prej rreth 9.3 km/s.

Sipas vrojtimeve, mendohet se ka një diametër nga 3.7-8.2 m, është pjesë e të ashtuquajturit grup të asteroideve Apollo, ku bëjnë pjesë trupa qiellorë potencialisht të rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të impaktit.

Asteroidi u zbulua në 21 Janar nga inxhinieri Gennadiy Borisov, pranë observatorit në Krime. Më pas studimi për të ka vijuar dhe vijon nga shumë astronomë ekspertë ndërkombëtarë, të cilët po ndjekin dhe rrugëtimin e tij.

Klan News