Një asteroid është nisur drejt Tokës



Një asteroid është nisur drejt Tokës

09:00 21/10/2020

Pritet të futet në atmosferë rreth datës 2 Nëntor, një ditë para zgjedhjeve në SHBA

Të hënën e ardhshme më 2 Nëntor, një asteroid do të vizitojë sipërfaqen e Tokës, në prag të zgjedhjeve në SHBA. Sipas NASA-s, nëse kjo do të ndodhë, ka shumë të ngjarë që të shpërbëhet pa shkaktuar dëme materiale apo viktima të popullatës.

Asteroidi që do të kalojë në atmosferën e Tokës ka madhësinë e një frigoriferi, që udhëton me një shpejtësi prej më shumë se 40 mijë kilometra në orë.

“Në rast të ndikimit në atmosferë, do të ishte e dukshme edhe gjatë ditës momenti kur asteroidi do të hyjë në tokë , edhe pse në asnjë rast ne nuk do të ndërpresim civilizimin tonë”, ka theksuar një nga ekspertët shkencorë pranë NASA-s, Neli Tyson.

Asteroidi u vëzhgua për herë të fundit në Nëntor 2018, gati dy vjet më parë, prandaj ekziston një pasiguri e madhe për trajektoren e tij. 

Vlerësohet se mund të kalojë gjysmë milion kilometra larg Tokës. Gushtin e kaluar, NASA paralajmëroi ardhjen e yllit, duke siguruar që ai të mos përbënte ndonjë rrezik.

Ishte shumë i vogël, rreth 2 metra dhe nuk përbën rrezik për Tokën. Nëse hyn në atmosferë do të shpërbëhej në pjesë shumë të vogla”, përfundoi komunikuesi shkencor.

Klan Plus





Të ngjashme