Një asteroid gjigand i afrohet Tokës – TV KLAN

Një asteroid gjigand i afrohet Tokës

Një asteroid sa dyfishi i madhësisë së një aeroplani Boeing 747 do t’i afrohet Tokës javën e ardhshme. Asteroidi i emërtuar 2016 NF23 pritet që të kalojë më 29 Gusht pranë planetit tonë në një distancë rreth 3 milionë kilometra, ose rreth 13 herë sa distanca mes Tokës dhe Hënës.

Objekti hapësinor po lëviz me shpejtësi 32.400 km/h dhe konsiderohet “potencialisht i rrezikshëm”. Shkëncëtarët e NASA thonë se trajektorja e tij është e sigurtë larg Tokës, megjithatë po ndiqet me kujdes. Pika më e afërt e tij me Tokën do të jetë pikërisht më 29 Gusht. /tvklan.al

Kategori
KurioziteteTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*