Një asteroid do të kalojë fare pranë Tokës në muajin tetor, thonë shkencëtarët. Sipas tyre, asteroidi me madhësi 15-30 metra do t’i afrohet planetit tonë më 14 tetor, në një distancë 44.000 kilometra, pothuajse 1/8 e distancës Tokë-Hënë.

Sipas NASA, asteroidi lëviz me një shpejtësi 14 km në sekondë dhe nuk përbën aspak kërcënim. Shkencëtarët thonë se nuk ka gjasa që objekti i quajtur “2014 TC4” të godasë Tokën. Megjithatë NASA do të qëndrojë në gatishmëri për të testuar sistemet mbikëqyrëse të asteroideve dhe reagimin në një rast të mundshëm rreziku.

Nëse një asteroid i tillë bie në Tokë, do të ketë të njëjtin ndikim me asteroidin që goditi Rusinë në vitin 2013, duke plagosur më shumë se 1200 persona dhe u thyen dritaret e pothuajse 5 mijë ndërtesave. Megjithatë, qëndroni të qetë, pasi ky meteor nuk përbën rrezik për planetin.

/tvklan.al