Një asteroid po i afrohet Tokës

Një asteroid po i afrohet Tokës

23:15 08/09/2018

Një asteroid po i afrohet Tokës dhe të dielën më 9 Shtator do të jetë në distancën minimale. Sipas astrofizikantëve, asteroidi do të gjendet në brendësi të distancës që ndan Tokën nga Hëna, ndërkohë që sigurojnë se nuk ekziston asnjë rrezik. Shkencëtarët e kanë pagëzuar me emrin 2018 RC, ka një diametër prej rreth 50 metra dhe pritet të kalojë rreth orës 14:10 në një largësi prej 220 mijë kilometra, pra pothuajse gjysma e largësisë që kemi me satelitin tonë.

Kalimi i tij do të dallohët që mbrëmjen e së shtunës deri në orët e para të së hënës së 10 Shtatorit. Ky trup qiellor mund të vrojtohet lehtësisht edhe me një teleskop të vogël për shkak të afërsisë që do të kalojë. Asteroidi u zbulua në 3 Shtator nga projekti Atlas i Universitetit të Hauait, i cili ka si synim pikërisht të dallojë gurët e mëdhenj kozmikë që mund t’i afrohen planetit tonë.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT