Një trup hapësinor me madhësinë e një ndërtese ka kaluar së fundmi pranë planetit Tokë. Asteroidi i njohur zyrtarisht me emërtimin “467460” kaloi pranë Tokës mbrëmjen e së hënës më 9 Maj.

Distanca me planetin tonë ishte 5.7 milionë kilometra. Trupi hapësinor mbahej nën monitorim të vazhdueshëm nga NASA, njësoj si me gjithë asteroidët e tjerë që vërtiten përreth Tokës.

Sipas NASA-s, për Tokën nuk ka asnjë rrezik nga asteroidët dhe asnjë prej tyre nuk përbën kërcënim për planetin tonë. /tvklan.al