Një i ri shqiptar është dënuar me 20 muaj burg pasi u kap në një fabrikë kanabisi në Skoci. A. Celaj, 29 vjeç, merrej me rritjen e lëndës narkotike brenda katër dhomave të apartamentit të tij në Govanhill.

Ai pranoi fajësinë përpara gjykatës në Glasgow për prodhim kanabissin. Celaj u kap krejt rastësisht pasi në fakt policët kishin shkuar për një tjetër hetim. Megjithatë ata u habitën nga ajo që panë sapo i riu hapi derën.

Pajisjet për kanabisin, ventilatorë dhe qese plastike ishin kudo nëpër apartament. Sipas autoriteteve vlera e bimëve narkotike mund të arrinte deri në 64 mijë Paund nëse dilte në treg.

Më vonë u zbulua se i arrestuari jetonte në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Avokati mbrojtës i Celajt tha se i riu po punonte për të paguar një borxh 20 mijë Paund ndaj disa shqiptarëve./tvklan.al