Tashmë dita e premte është kthyer në një ditë koncerti për programin “Rudina” në Tv Klan, duke shijuar muzikë të mirë nga artistët të ndryshëm. E ftuar ka qenë këngëtarja e njohur Rovena Dilo, ku këngët e saj dëgjohen edhe pas shumë vitesh, të cilat janë mjaft të pëlqyera nga publiku. Përveç performancave të bukura që solli në studio, ajo ka folur më gjatë për këngët e saj dhe rrugëtimin gjithë këto vite në muzikë.

Gjithashtu me publikun ka ndarë edhe momente të ndryshme që ka përjetuar ndër vite me fansat e saj, ku shumë prej tyre i quan edhe budallallëqe.

Rovena Dilo: Duhet të dish që njeriu ka vlerë vetëm sepse është me të tjerët dhe është si të tjerët. Ti asnjë gjë nuk je pavarësisht se ti del në një ekran, unë bëj punën time atje. A e bëj mirë apo keq, kjo është gjë tjetër pastaj. Pra nëse një njeri të adhuron maksimalisht, ai e ka për efektin e famës sepse të shikon diku ku nuk të prek dot. Kam qenë me këmbë në tokë, edhe kur kam dëgjuar budallallëqe pafund, e kam parë si një çudi që është e shkëputur nga Rovena, nuk është Rovena që ka lidhje me to.

Rudina Magjistari: Budallallëqe pafund, për shembull?

Rovena Dilo: Për shembull kanë ardhur shumë njerëz në lokal që sillnin fotografitë e tyre, ne të adhurojmë, na adhuro dhe ti, të duam. Një herë kur nxora këngën dhe albumin “Ante”, më vinte një person, ishte burrë i rritur dhe një moment më tha kam shumë ditë që kam ardhur dhe ti më ke parë. Unë e kisha parë se me uleshe atje dhe më tha si mund të thuash që dorëzohem? Kujt i dorëzohesh ti, më kërkoi llogari. Ai e kishte menduar shumë gabim që unë që unë kisha thënë një titull dorëzohem. E kishte shkëputur nga konteksti im dhe e kishte marrë në kontekstin e vetë.

Rovena Dilo tregon se ka shume situate të tilla nga fansa të ndryshme, por ka dhe nga ata njerëz që i shkruajnë pasi dëgjojnë këngët e saj dhe shprehen sesa emocione kanë ndjerë. /tvklan.al