Kjo video ku Princ Harry kujdeset për Markle po bën xhiron e rrjetit. Mungesa e tyre në publik është ndjerë nga fansat e ҫiftit dhe ky montazh me momentet më të ëmbla, nxjerr në pah dukën si: “burrin më të vëmendshëm”.

Këto pamje janë bërë virale dhe në videon e publikuar nga një fanse, ka pasur rreth 30 milionë shikime. Krahas kësaj, në Londër kanë lindur dyshimet se Meghan mund të jetë shtatzënë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në disa dalje, ajo është munduar ta fshehë barkun e saj dhe se një informacion i tillë është dhënë nga një mikeshë e afërt e dukeshës. Gjithsesi, akoma nuk ka një konfirmim nga vetë Markle për këtë çështje.

Klan Plus