Një çantë nuk është kurrë e tepërt për një grua, ndaj dhe është zgjedhja më e mirë për dhuratë, duke qenë se jemi edhe në periudhën e festave të fundvitit.

Po çfarë modeli të zgjedhim? Shtëpitë e modës sugjerojnë çantat e vogla, duke qenë se bëhet fjalë për dhuratë, të përshtatshme për evente të rëndësishme, festa, mbrëmje intime, por mjaft komode edhe për ditën.

Një tjetër model që do të bënte figurë të mirë janë edhe çantat bizhu, të cilat mbahen në dorë, për t’i dhënë pamjes tuaj një tis luksi dhe elegance. Ka hapësirë edhe për çantat e mëdha, por mbi të gjitha duhet të keni parasysh stilin e personit të cilit do t’i bëni dhuratë.

Tv Klan