Pas verifikimit nuk u gjet asgjë e dyshimtë

Kjo çantë e braktisur në qendër të kryeqytetit alarmoi Policinë e Shtetit. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që pikasën çantën e braktisur, të cilët sinjalizuan policinë. Uniformat blu menjëherë vendosën një perimetër sigurie për të mbajtur larg qytetarët e shumtë, deri në mbërritjen e forcave xheniere.

Për disa minuta u çaktivizuan edhe valët telefonike në zonën ku gjendej çanta, për të eliminuar ndonjë shpërthim të komanduar. Pas kësaj, forcat speciale të xhenios kryen shpërthimin e kontrolluar.

Brenda çantës nuk u gjet eksploziv ose ndonjë mjet që mund të shërbente për të kryer shpërthim të telekomanduar, por vetëm disa vegla pune. Ngjarja tërhoqi edhe vëmendjen e shumë qytetarëve, të cilët ndonëse bëhej fjale për një alarm për bombë, nuk nguronin të qëndronin fare pranë perimetrit të sigurisë.

Tv Klan