Kënga dhe skena kanë qenë gjithmonë një nga dashuritë e saj, por sot në ajo ka edhe një dashuri të vogël së cilës ia kushton të gjithë ditën. Leonora Poloska, këngëtarja shqiptare nga shkupi iu bashkua sot studios së “Rudina” në Tv Klan për të folur për projektet e saj dhe jetën e saj si nënë e një vajze të vogël, sesi ka ndryshuar ajo nga ky rrugëtim i ri.

Mbi të gjitha foli për këngën e saj më të fundit e titulluar ”Pse”. Poloska u shpreh se ishte bashkëshorti i cili e ka kompozuar dhe shkruar tekstin e këngës.  Ajo tha se kjo këngë mund të të kujtojë gjithçka me notat e saj të baladës.

Leonora Poloska: Kjo situata me Covid-in kishte lloje depresioni, njerëz që kanë kaluar nëpër gjithçka, edhe unë vetë. Diçka e pashpjegueshme. Kjo muzika sikur ishte një kanal. Gjithë ato ndjenja që i kishim brenda, i zbraza aty në muzikë, dhe në një farë forme më erdhi mirë.

Rudina Magjistari: Çfarë do të thotë në repertorin tënd kjo këngë, çfarë vendi zë?

Leonora Poloska: Nuk kam ikur nga stili im, prapë jam e njëjta Leonorë. Ndoshta me disa modifikime, për shembull me këtë këngë dëshira ime ishte, kur u realizua thashë: “Këtu duhet të ketë buzuki patjetër”. Doli ashtu sic e paramendova në kokë. Një stil miks ballkanik. Teksti mund të merret për gjithçka, mund të merret edhe për viktimat që shkuan gjatë kësaj periudhe. Mund të flitet dhe për një dashuri e cila ka qenë dikur, që nuk është më. Të them të drejtën unë u mundova të bëj disa tekste. Andini tha: “Shiko ma lër mua, muzikën e kam bërë, po ashtu orkestrimin, ma lër mua ta bëj tekstin”./tvklan.al