Loja e Marjana Kondit dhe Julian Dedës merr duartrokitjet e publikut

Publiku gjirokastrit pati mundesi që për dy netë me radhë të shohë në teatrin ‘Zihni Sako’ një dasmë të hatashme.

Kjo ishte komedia që regjisori Kiço Londo zgjodhi të kthehej në qytetin e gurtë, për t’i dhuruar spektatorëve një vepër ku në fund dashuria fiton mbi gjithçka.

E nga loja e aktorëve dhe situatave të befta që pasonin njëra-tjetrën, publiku reagim kishte vetëm të qeshurat. Kjo vepër e autorit britanik Robin Haëdon, u vu në skenë me mjeshtëri nga nje kastë e mirënjohur aktorësh, si Marjana Kondi apo Julian Deda.

Për regjisorin Kiço Londo, mikpritja dhe publiku gjirokastrit ishte një surprizë për të, çka e bën atë që shumë shpejt të rikthehet me një tjeter shfaqje dhe me aktor të rinj ne skenën e teatrit të Gjirokastrës.

Tv Klan