Një “Dhimbje e lehtë” në teatër




Një “Dhimbje e lehtë” në teatër

20:40 12/05/2022

Në skenë çifti i aktorëve Genci Fuga dhe Eni Jani

Një “Dhimbje e lehtë” ka mëse dy javë që po tërheq publikun drejt sallës së Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Është një tragjikomedi që i përket kujtdo, që përcjell shumë mesazhe për çdokënd e sidomos për ata që janë në një marrëdhënie në çift.

Është një shfaqje që vjen me regji të Valdrin Hasanit  dhe interpretimin e Genci Fuga dhe Eni Jani, që vijnë çift në skenë ashtu siç janë dhe në jetën reale, por me misionin për të trajtuar dramën psikologjike të një çifti, ëndrrat, dëshirat dhe kujtimet e të cilëve marrin 1001 trajta, prej pasigurive dhe frikërave që burrit i ndillen nga të panjohurat e jetës dhe plakja.

Sipas regjisorit Hasani kjo tragjikomedi krahas dhimbjes së lehtë, sjell dhe të qeshura, ama të zhyt dhe në mendime: si të mos e humbasim atë që kemi fituar ndër vite.

Këtë fundjavë, të premte, të shtunë, e të diel, do të jenë shfaqjet e fundit të “Dhimbjes së lehtë” që nuk duhet humbur.

Tv Klan













Të ngjashme