Bashkëshortja e Michael Schumacher deklaron se ish-piloti i Formula 1 është në duar të sigurta dhe kërkon t’iu respektohet privatësia. Në një shënim në llogarinë e tij në Facebook, ajo shkruan:

“Ai është në duart më të mira të mundshme dhe ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar atë. Ne ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë për një temë kaq të ndjeshme si shëndeti, diçka që Michael gjithmonë ka dashur”.

Mesazhi i saj ven një në datëlindjen e 50-të të ish pilotit. Ndërkaq, sot është publikuar një aplikacion, që do të përfshijë të gjitha sukseset e kampionit të Formula 1.

“Kjo është një mënyrë për të bërë drejtësi dhe për të festuar fitoret dhe kujtimet e tij. Kjo është një dhuratë e vogël për të gjithë ju. Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj dhe ju urojmë një 2019 të lumtur”, 

u shpreh Corina, bashkëshortja e Michael Schumacher.

Ish-piloti i Formula 1 u aksidentua teksa bënte ski në veri të Francës më 29 Dhjetor të vitit 2013./klanplus