Shefi i Kremlinit Vladimir Putin ka festuar 65 – vjetorin e lindjes.

Dhuratat kanë qenë të shumta, por ajo që ra më shumë në sy ishte ajo e homologut të tij të Turkmenistanit. Ai dhuroi një qen, duke marrë shkas nga pasioni i presidentit rus për këtë kafshë.  

Mësohet se emri i qenit është Verny, që rusisht do të thotë besnik.

Por gjithashtu dhe ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni i bëri dhuratë Putinit, një mbulesë krevati me foton  e  tyre të e stampuar.

Në sfond është Koloseu në Romë si dhe Katedralja e Shën Vasilit në Moskë. Si gjithmonë ish-kryeministri italian di të befasojë me zgjedhjet dhe fantazinë e tij.

KLAN PLUS