Pas vdekjes tragjike në moshën 39-vjeçare të aktorit të serialit historik “Ertugrul”, Arda Oziri, ka reaguar me një mesazh prekës e dashura e tij, Vildan Ornek.

Arda Oziri, (Goktug nga seriali Ertugrul)

Oziri humbi jetën mëngjesin e së dielës pasi motori me të cilin po udhëtonte rrëshqiti në rrugë duke u përplasur me barrierat, në Stamboll.

Vdekja e hidhur tronditi të gjithë komunitetin e aktorëve, por ata që e vuajnë edhe më tepër ndarjen e tij të parakohshme nga jeta janë familjarët.

Në një mesazh në rrjetet sociale, e dashura e Oziri thotë se e humbi atë më 27 Maj, në përvjetorin e 6-të të lidhjes së tyre.

Burri, miku, shoku, i besuari im, sa shumë ishe për mua. Hyre në jetën time me 27 Maj 2012, në të njëjtën ditë 6 vite më vonë të humba. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Ti iu bashkove babait, një ditë edhe ne do të të bashkohemi ty. Njeri i bukur, të falënderoj me mijëra herë për çdo gjë që i shtove jetës sime

”, shkroi Ornek.

/tvklan.al