Një ditë me artizanët e filigranit

Një ditë me artizanët e filigranit

17:00 12/08/2019

Si mbahet gjallë tradita shekullore e bizhuterive

Prizreni është një prej qyteteve më të vjetra, ndërsa quhet edhe “qytet muze” i Kosovës.

Prej shekujsh qyteti i Prizrenit njihet për traditën e stolive të filigranit të punuara prej ari dhe argjendi.

Një grup i vogël artizanësh po përpiqen të mbajnë gjallë një traditë shekullore të bizhuterive të filigranit.

Periudha me shitjet më të mëdha është pragu i verës kur sezoni i dasmave arrin kulmin. Për këtë zanat duhet durim dhe përkushtim i madh.

Lushaj dhe të gjithë filigranistët e Prizrenit dikur janë shkolluar për këtë zanat, ndërsa tani po mundohen të mbajnë kurse për të rinjtë për të mos u shuar kjo traditë.

Nuk mungon interesimi i të huajve që vizitojnë këtë qytet.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT