Jeta e njërës prej yjeve të “Keeping Up With The Kardashians” Kylie Jenner duket në rrjete sociale se bën një jetë  mjaft të ngarkuar.

Ajo përpos bizneseve që drejton, gjen kohë edhe për stërvitje, shëtitje, por edhe udhëtime në shtete të tjera. Në disa postime të fundit, bukuroshja brune ka sjell pamje nga përditshmëria e saj, duke filluar nga pozat atraktive e deri në palestër.

Nuk mungoi as edhe një fotografi me njërën prej makinave luksoze, e markës  ‘Mercedes’.Pozat e tjera që shfaqej para pasqyrës morën vëmendje të madhe nga fansat sikurse bëjnë përherë.

Bukuroshja Kylie Jenner njihet edhe për stilin e veçantë të jetesës, përfshirë këtu edhe shpenzimet marramendëse.

Tv Klan