Derbi i fundit i vitit vendos përballë rivalët e përjetshëm në pozicione diametralisht të kundërta. Parizani është një hap nga titulli, Tirana kërkon t’i largohet sa më shumë zonës së ftohtë. Në mendjen e të dy trajnerëve Skënder Gega dhe Ardian Mema janë pikët, një synim që vendoset para emocionit të triumfit në ndeshjen më të emocionuese të futbollit shqiptar.

Skënder Gega, trajner i Partizanit:

Kemi fituar 2 herë, kemi marrë 7 pikë në 3 derbe. Asgjë tjetër nuk ndryshon vetëm se duhet të mbyllim kampionatin. E rëndësishme është që Partizani është të ngrejë trofeun, ta finalizojmë këtë.

Ardian Mema, trajner i Tiranës:

E kemi përgatitur ndeshjen dhe do luajmë për tre pikë. Na nevojiten pikët dhe kjo është më e rëndësishmja për ne.

Tirana po rrezikon rënien, por pavarësisht dëshirës për të ngritur trofeun e kampionit të dielën kapiteni i Partizanit Alban Hoxha, thotë se kërkon të përjetojë derbin edhe sezonin e ardhshëm,

Alban Hoxha, kapiten i Partizanit:

Për mua më e mira është të dalim kampionë ne edhe Tirana të jetë në Superligë.

Te Partizani janë disa mungesa, si Asani, Mensah dhe Telushi. Tirana nuk do të ketë kapitenin Karabeci, ndërsa Hasani pritet të jetë i gatshëm. Të kuqtë do të kenë më shumë tifozë, pasi janë pritës, ndërsa ultrasit e bardhebluve njoftuan se nuk do të shkojnë në stadiumin. Kundërshtia e tyre me vendimin e klubit për të lejuar Partizanin në atë fushë takimet në shtëpi është arsyeja që do t’i mbajë jashtë sfidës që nis në 16.30 të së dielës.

Tv Klan