Shqipëri-Spanjë është sfida e fundit e grupit B që do të luhet të hënën në orën 21:00. Ndërkohë teksa “Iberikët” e kanë siguruar kualifikimin dhe vendin e parë, kuqezinjtë do të luftojnë për të siguruar një “biletë” për fazën me eliminim direkt.

Si në dy sfidat e tjera të Shqipërisë në këtë Europian rrugët e Gjermanisë do të jenë të mbushura me tifozët kuqezinj. Gazetarja e Tv Klan në një lidhje live nga Dyseldorfi tregon atmosferën një ditë para ndeshjes Shqipëri-Spanjë.

Sipas asaj që raporton gazetarja pritet që të jenë 80-100 mijë tifozë në këtë qytet, ku në stadium pritet që të ketë një raport 70 me 30% ku edhe në këtë sfidë pritet që stadiumi të jetë më së shumti kuqezi. Tifozët e tjerë që nuk kanë siguruar dot një biletë për në stadium do të kenë mundësi ta ndjekin sfidën nga tre “fan zonat” e ngritura në këtë qytet.

Gjithashtu do të ketë edhe marshim të tifozëve në afërsisht 5 km ku për ato që nuk kanë mundësi të ecin si nënat me fëmijë dhe të moshuarit janë mendura tre stacione metroje.

Tifozët kanë dhënë edhe parashikimet e tyre se si mund të jetë rezultati i ndeshjes ditën e nesërme.

“Unë jetoj këtu në Duseldorf. Shpresoj 2 me 1 për Shqipërinë. Do fitojmë patjetër.”

Gjithashtu ajo që bijë në sy është edhe interesi i madh i tifozëve shqiptarë, por edhe të huajt për blerjen e plisave dhe shajeve me simbole të Shqipërisë.

“Po ka pasur shumë, nga të gjitha vendet. Gjerman shumë. Me thënë të drejtën nuk i di të gjitha vendet, por ka pasur shumë që kërkojnë. Plisa kanë blerë shumë sepse ju pëlqen ngjyra e flamurit, plisi, shqiponja dhe kanë shumë që na përshëndesin dhe kërkojnë shumë. Tani 2:1 për ne sepse të gjithë kështu thonë dhe më kanë bindur për 2:1 për ne.”

Sfida Shqipëri-Spanjë do të luhet në Dyseldorf dhe si çdo sfidë e këtij europiani, transmetohet në Tv Klan./tvklan.al