Partitë angazhohen në takime me qytetarët

Deputetëve u ka mbetur më pak se 24 orë deri në shpërbërjen e parlamentit. Të gjitha partitë politike deri tani janë shprehur pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. PDK-ja edhe njëherë ka konfirmuar se do të votojnë pro shpërbërjes së parlamentit.

TV Klan merr vesh se disa orë pas shpërbërjes së parlamentit presidenti do të shpall datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme e që sipas të gjitha gjasave do të jetë 6 Tetori.

Ndërkohë partitë politike po vazhdojnë aktivitetet e parafushatës në qytete të ndryshme të Kosovës si dhe duke prezantuar aderime të reja në partitë e tyre. Derisa ende nuk ka asgjë konkrete rreth koalicioneve parazgjedhore pos zyrtarizmit të koalicionit parazgjedhor AAK-PSD.

Një takim tjetër dje AAK-ja ka zhvilluar edhe me Nismën Social Demokratike por ende nuk ka finalizim konkret të ndonjë marrëveshje me këtë parti. Derisa negociatat LDK-VV ende janë duke vazhduar.

Për të biseduar për kapacitetet teknike dhe profesionale për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë  presidenti Hashim Thaçi ka takuar kryetaren e KQZ-së Valdete Datën. Thaçi ka kërkuar nga KQZ-ja përgatitje për të siguruar një proces të drejtë dhe demokratik të zgjedhjeve. Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Tv Klan