Kanë qenë të shumta reagimet një ditë pas finales së Champions ku triumfoi Liverpool. Trajneri i të kuqve thotë se gjithçka ishte perfekte ndërsa tekniku i Totenhem e konsideroi skuadrën e tij të pafat.

Liverpoool i vuri qershinë tortës së gatuar gjatë gjithë sezonit fantastik që bëri dhe që të paktën në premierleague nuk mund ta kurorëzonte me trofe për vetëm një pikë. Të kuqtë siguruar kupën tjetër, atë më të rëndësishmen për klubet në Europë. Dhe kjo është një arritje tejet e çmuar edhe për faktin se një vit më parë në finale ishin të pafatë.

Jurgen Klop :Nuk kam parë kurrë një skuadër si kjo, të luftojë edhe pse energjitë i kanë shteruar dhe me një portier që gjërat e vështira i bën të duken të thjeshta. Çdo gjë ishte fantastike.

Liverpool fitoi një nga finalet më të shëmtuara në historinë e Champions fati i së cilës u vendos në sekondat e para të ndeshjes. Me rezultat 1-0 pa nisur mirë loja, sfida e fundit nuk ishte ajo që prisnin të gjithë. E di këtë edhe trajneri Klopp që në vend që të flasë për lojën, i gëzohet më shumë trofeut të gjashtë të champions që mori skuadra e tij, e bën këtë duke kënduar vargjet e salt-n-pepa të vitit 1990.

Krenar për arritjet për herë të parë në finale ishte Mauricio Pochetino.

“Ishim shumë të pafat pasi që në aksionin e parë pësuam golin që na prishi planet dhe na rendoi nga ana psikologjike. Të gjithë e dimë që nuk është e lehtë të luash përballë një skuadre si Liverpool. Do tentojmë sërish finalen vitin tjetër”.

14 vjet pas asaj finaleje të çmendur në Turqi kundër Milanit, ku realizoi një nga përmbysjet më spektakolare, liverpool feston sërish trofeun e Champions League. Më së shumti kjo gëzoi tifozët të cilët njihen në mbarë botën për dashurinë e tyre për futbollin dhe klubin legjendar anglez

Si çdo ndeshje e rëndësishme u karakterizua edhe nga një moment që u shijua nga shumë tifozë, veçanërisht nga i dashuri i saj që po priste këtë moment.

Kiskey Wolanski një modele e Instagram-it i rriti ndjekësit e saj nga 230 mijë në 2 milionë në pak orë, por u bllokua për shkak të postimeve për veprimin e saj.

Tv Klan