Një ditë pas rënies së qeverisë së Kosovës, ka reaguar Albin Kurti. Në një postim në Facebook, Kurti shprehet se “kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”

“Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh. Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi”, shprehet ai.

Kurti thotë se kuvendi nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë.

“Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë. Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë”.

Për kreun e Vetëvendosjes , qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes.

 “Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial”.

Mesazhin e tij Kurti e përfundon duke thënë: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar. Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë. /tvklan.al