Kjo është ajo

çfarë ka lënë pas stuhia e fuqishme që goditi rajonin e Halkidikisë natën e të

mërkurës, që i mori jetën 7 personave dhe plagosi mbi 100 të tjerë.

Gjithçka është

shkatërruar, duke nisur nga plazhet, hotelet turistike e deri tek banesat.

Asgjë nuk ka

mbetur pa u dëmtuar. Turistët e rrëfejnë për mediat greke atë se si i përjetuan

ato momente në atë që konsiderohet si parajsë turistike.

Kishte aq shumë erë sa shumë pemë të mëdha u rrëzuan dhe plazhet publike u shkatërruan. Me të vërtetë katastrofë”.

Jam shumë, shumë e trishtuar. Kemi 6 vite që vijmë këtu. Duam të vijmë edhe vitin tjetër por shpresojmë që gjendja të përmirësohet”.

Shtabi i emergjencës i ngritur nga qeveria greke pas shpalljes së gjendjes së katastrofës ka zbritur në terren për të vlerësuar dëmet. 500 mijë euro është fondi paraprak që do t’u jepet si ndihmë banorëve e bizneseve vendase, në të parin vendim që Kyriakos Mitsotakis mori si pas zgjedhjes kryeministër. Ndërhyrja e parë do të bëhet për ringritjen e 300 shtyllave elektrike të rrëzuara nga stuhia 20 minutëshe, që kanë lënë pa energji mijëra banorë.

Tv Klan