Artisti ka rrëfyer ngjitjen në karrierë, por edhe problemet me shëndetin mendor

Një dokumentar i ri që tregon historinë e ngjitjes në karrierë të artistit Leëis Capaldi është publikuar në Netflix. I titulluar ‘How I’m Feeling Now’ përqendrohet tek momentet e vështira të këngëtarit për t’u bërë një emër i njohur.

Vetë Lewis përshkruan në detaje se si jeta e tij ndryshoi plotësisht pasi arriti sukses ndërkombëtar me këngët e tij “Someone You Loved” dhe “Before You Go”. Ndër të tjera ai rrëfen edhe për problemet me shëndetin mendor si ankthi ,sulmet e panikut, por edhe sindorma Tourette.

Kjo sindromë është një problem me sistemin nervor që i bën njerëzit të bëjnë lëvizje ose të lëshojnë tinguj të papritur, të quajtur tike, që nuk mund t’i kontrollojnë dot. Ky shqetësim nervor prek të gjitha aspektet e jetës së pacientit e që kthehet jo pak herë në një problem në jetën e përditshme, siç edhe e rrëfen vetë këngëtari.

Më herët në një intervistë për “Times” ai u shpreh se nëse gjendja e tij shëndetësore përkeqësohet, ai do të tërhiqet nga muzika.

Në dokumentar ka edhe një të ftuar surprizë dhe bëhet fjalë për ish-anëtarin e  One Direction, Niall Horan me të cilën Lewis ruan  një miqësi të fortë.

Klan News