Alimehmeti: Duhet të shihen të infektuarit me vaksinë

A duhet të aplikohet një dozë e tretë e vaksinës anti-Covid në popullatë? Epidemiologu Ilir alimehmeti thotë se të vaksinuarit me çdo lloj vaksine që kanë kaluar infeksionin në rrugë natyrore, nuk  duhet të aplikojnë një dozë të tretë, pasi qeliza T vijon të rritet pas disa muajsh.

“Ne masim vetëm antitrupat, por nuk masim qelizë T. Kjo qelizë vijon të rritet pas 3-4 muajsh edhe më tepër. Personat që e kanë kaluar Covid dhe janë vaksinuar nuk kanë nevojë për një dozë të tretë vaksine”.

Duke iu referuar Turqisë e cila ka vaksinuar masivisht me Coronavac, epidemiologu Alimehmeti thotë se në Shqipëri kjo masë duhet të aplikohet vetëm nëse studiohet se tek  cilët persona të vaksinuar janë shfaqur infektime  deri tani.

“Po të shohim Turqinë, që ka vaksinuar me Coronavac, po vaksinon me dëshirë me një dozë të tretë Pfizer”.

Komiteti i Imunizimit në Shqipëri po shqyrton mundësinë për vaksinimin anti-Covid me një dozë të tretë të grupeve të riskuara,por ende nuk ka marrë një vendim final.

Tv Klan