Një e treta e ushqimit shpërdorohet

Një e treta e ushqimit shpërdorohet

17:30 25/10/2019

FAO: 820 milionë njerëz janë të uritur

Teksa në botë miliona njerëz vuajnë nga uria, një e treta e të gjithë prodhimit ose 1.3 miliardë ton ushqim shpërdorohet çdo vit në të gjithë globin.

Shpërdorimi kryesor vjen nga rrjetet e mëdha të prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore, por edhe nga familjet, kryesisht në vendet e pasura.

Të dhënat e Organizatës Botërore për Ushqim dhe Bujqësi flasin se per 820 milionë njerëz të uritur në botë, ushqimi nuk është i garantuar.

Dhe ushimet që hidhen shkaktojnë nga 8 deri në 10 përqind të gazit që çlirohet në tokë.

Gjatë dekompozimit ato lëshojnë metan, një gaz 25 herë më i fortë sesa dioksidi i karbonit.

Organizata dhe kompani të mëdha po ndërmarrin nisma të ndryshme për ta frenuar këtë fenomen, si kjo në Finlandë, ku një rrjet i madh supermarketesh ofron në orë të ndryshme të ditës çmime të reduktuara për produkte në prag të skandencës.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, konsumatorët në vendet e pasura harxhojnë pothuajse aq ushqim sa gjithë prodhimi neto i ushqimit të Afrikës nën-Sahariane.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi