Kur vjen puna tek Jennifer Lopez mosha është thjeshtë një numër, asgjë më shumë…

Përveçse një artiste e cila ka ditur gjithnjë si të rrëmbeje vëmendjen dhe të jetë e suksesshme si në muzikë ashtu edhe në kinematografi, J.Lo është padyshim një ikonë e bukurisë.

Edhe këtë herë ajo nuk zhgënjeu, teksa publikoi videoklipin e ri muzikor “In The Morning”. E veshur vetëm me krahë engjëlli dhe totalisht nudo, 51-vjeçarja shfaqet mahnitëse.

E njohur për pasionin që ka për fitnesit, Jennifer Lopez shfaq në klip format e saj perfekte trupore./tvklan.al