Koka e një adoleshenteje u zmadhua dyfish pas një reaksioni të tmerrshëm alergjik nga një bojë e zakonshme flokësh, që e la të renë me vështirësi në frymëmarrje.

Estelle, një studente 19-vjeçare nga Parisi, i publikoi fotot e saj në rrjetet sociale. Në to ajo shfaqet e shpërfytyruar, për shkak të një kimikati të quajtur PPD, që gjendet në 90 përqind të bojërave të flokëve.

Estelle thotë se e bleu bojën në supermarket. Alergjia fillimisht i shkaktoi djegie në skalp, përpara se pjesa lart e kokës të niste të fryhej.

Mediat sociale në Francë shtangën kur panë fotot e saj me kokën e fryrë si pasojë e kimikatit.

Duke folur për francezen “Le Parisien”, Estelle tha:

“Isha në gjendje të shihja, por mezi merrja frymë. Balli ishte dyfishuar në volum, ndërsa kokën e kisha si top”.

Kur gjuha e saj nisi të fryhej gjithashtu, e reja u dërgua me urgjencë në spital. Adoleshentja tregoi se edhe në të shkuarën i kishte ndodhur të kishte një lloj reaksioni nga boja e flokëve, por sigurisht jo në këtë masë.

PPD është shkurtimi për

paraphenylenediamine

dhe është shkaktari kryesor i reaksioneve alergjike nga boja e flokëve. Ai është elementi kryesor për pjesën më të madhe të nuancave të ngjyrave, sidomos për ato të errëta.

Ka një limit tepër të kufizuar të përqendrimit të PPD, në maksimumi 2 përqind vetëm tek boja e flokëve, ndërsa përdorimi i tij është i ndaluar në produktet e tjera të kozmetikës.

/tvklan.al