Dy emrat e njohur të kinematografisë turke, Oyku Karayel dhe Burak Deniz do të nisin xhirimet për filmin e tyre më të fundit, “Umami Kaynama Noktasi”.

Regjisori Emre Sahin, i cilësuar si një ndër më të mirët në vend ka vendosur që të bëjë bashkë dyshen në këtë prodhim kinemaje. Xhirimet e filmit do të nisin në fund të këtij muaji dhe priten të mbyllen në një kohë shumë të shkurtër.

Burak Deniz dhe Oyku Karayel

Është një adaptim i filmit “Boiling Point”, i cili tregon historinë karizmatike të një kuzhinieri të vendosur në një restorant të famshëm në Londër.

Sipas kanalit të Birsen Altunas, Burak Deniz dhe Oyku Karayel do të kenë përkatësisht rolin e ‘Sina’ dhe ‘Melis’, në filmin me skenar të shkruar nga Can Cengiz.

Yjet janë të njohur edhe për publikun shqiptar në shumë nga projektet e realizuara prej tyre./tvklan.al