Termi fundjavë erdhi në Shqipëri pas viteve 1990. Njerëzit filluan të programonin mënyrën sesi do të kalonin kohën e tyre të pushimit. Dita e shtunë dhe e diel bëhet pushim që nga viti 1992 në vendin tonë. Gjatë këtyre viteve format kanë ndryshuar, duke u përshtatur dhe me mënyrën sesi kalohet fundjava jashtë.

Por cilat janë mundësitë që të ofron Shqipëria për të kaluar fundjavën ideale dhe si e kaloni ju atë? Për të diskutuar mbi këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar deputetja Olta Xhaçka, gazetarja Anila Basha, deputeti Edi Paloka, gazetari sportiv Dritan Shakohoxha, zv. Ministri i Mjedisit Taulant Bino, spikerja e lajmeve Danjela Kostandini, zëdhënësja e Klubit të Futbollit Tirana Iva Mera dhe këngëtarja Era Rusi./tvklan.al