Zyrtarët në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpërndanë imazhet e një gjarpri helmues me dy koka, duke shtangur përdoruesit në rrjetet sociale.

Zvarraniku u zbulua javën e shkuar nga një banor në Woodbridge, i cili e gjeti gjarprin në bahçen e shtëpisë së tij.

Sipas asaj që shkruan

DailyMail

, ai aktualisht po monitorohet ekspertët. Këta të fundit thonë se paraprakisht duket se koka e majtë është më dominante, që do të thotë më aktive dhe reaguese ndaj stimujve.

 

Pasi i bënë atij radiografi, ekspertët zbuluan gjithashtu se koka ka dy trake dhe dy ezofagë, ndërsa të dyja kokat ndajnë një zemër dhe një palë mushkëri.

Ekspertët veterinerë thonë se gjarpërinjtë me dy koka janë tejet të rrallë dhe përgjithësisht nuk jetojnë gjatë.

/tvklan.al