Një “Gjykatë Supreme” për monitorimin e Facebook

Një “Gjykatë Supreme” për monitorimin e Facebook

09:56 18/09/2019

Rrjeti më i madh social Facebook ka zbuluar planin për të krijuar një bord të pavarur mbikëqyrës, që do të ketë kompetenca për të marrë vendime.

Kompania bëri me dije se bordi mbikëqyrës do të jetë funksional në vitin 2020 dhe do të ketë fuqi që të anulojë apo rrëzojë vendimet për publikimet me përmbajtje kontestuese. Ky bord pritet që të ketë ndikim në politikën e re të Facebook, raporton BBC.

E konsideruar si “Gjykata Supreme” e Facebook, do të ketë në përbërje 40 persona në të gjithë botën. Por, në hapat e parë të ngritjes së saj, do të jenë më pak anëtarë në përbërje.

Megjithatë, ekspertët janë dyshues se sa i pavarur do të jetë ky bord. “Facebook nuk ka një gjykatë. Vota e vetme është ajo e aksionerit mazhoritar, Mark Zuckerberg”, tha studiuesi Bernie Hogan, i Universitetit të Oxford.

Nga ana tjetër, themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg, u shpreh se fillimisht bordi mbikëqyrës do të ketë jo më pak 11 vetë.

“Ne jemi përgjegjës për zbatimin e politikave tona dhe çdo javë marrim miliona vendime lidhur me përmbajtjet e postimeve”, shprehet Zuckerbrg.

Detyrat e këtij bordi mbikëqyrës do të jenë që të monitorojë vendimet e Facebook për përmbajtjen e publikimeve, të anulojë vendimet e rrjetit social kur është e nevojshme dhe të jetë autoritet i pavarur jashtë Facebook-ut. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori