Mario Draghi i beson postin Elisabetta Bellonit, e cila ka patur poste kryesore në diplomaci

Një ish-ambasadore është emëruar në krye të shërbimeve sekrete të Italisë, gjë që ndodh për herë të parë në historinë e këtij vendi. Kryeministri Mario Draghi njoftoi zgjedhjen e Elisabetta Bellonit si kryetarja e  Departamentit të Sigurisë së Informacionit.

Departamenti mbikëqyr shërbimet e inteligjencës së huaj dhe të brendshme të vendit dhe i raporton drejtpërdrejt qeverisë italiane. Belloni, 63 vjeç, ka një karrierë të gjatë. Emërimi i saj u mirëprit nga politikanët italianë, përfshirë udhëheqësin e partisë së Lega Nord Matteo Salvini, i cili e përshkroi atë si një grua me guxim.

E lindur në 1958, Belloni u bë një nga gratë e para që iu bashkua Institutit prestigjioz që dikur drejtohej nga meshkujt . Pasi shërbeu si diplomate në Vjenë dhe Bratislavë, ajo vazhdoi të drejtojë njësinë e Ministrisë së Jashtme italiane nga 2004 në 2008 , hera e parë që një grua kishte mbajtur këtë rol.

Gjatë kësaj kohe, asaj iu desh të merrej me shtetas italianë të vrarë ose të plagosur jashtë vendit, duke përfshirë rrëmbime në Afganistan dhe Irak dhe të mbikëqyrte operacionet e shpëtimit për italianët e prekur nga cunami shkatërrues i Oqeanit Indian të vitit 2004 .

Belloni u ngrit brenda radhëve për t’u bërë gruaja e parë në rolin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, posti më i lartë diplomatik i Italisë, një pozicion që ajo ka mbajtur që prej asaj kohe.

Klan News