Gjurma e parë njerëzore mbi planetin Mars mund të jetë e një gruaje. Vendimi është konfirmuar nga kryeadministratori i NASA, Jim Bridenstine, gjatë një interviste për websitin Science Friday.

Numri një i Agjencisë Hapësinore Amerikane gjithashtu vë theksin edhe njëherë tek rikthimi në Hënë brenda 10-vjeçarit të ardhshëm. Projekti Moon2Mars, i mbështetur nga një buxhet prej 21 miliardë dollarësh nga qeveria federale amerikane për vitin 2020 është mjaft i rëndësishëm.

NASA, sëbashku me agjencitë hapësinore të Evropës, Kanadasë, Japonisë dhe Rusisë do të ndërtojë edhe një stacion hapësinor që do të orbitojë përreth Hënës.

Do të quhet Gateway, pra portë, pikërisht sepse që aty do të bëhet edhe hapi tjetër i madh, ai i njeriut në planetin Mars, që sipas shefit të NASA do të jetë pikërisht një grua e para që do shkelë në sipërfaqen e tij.

Klan Plus