Një gurë nga Hëna në zyrën e Presidentit



Një gurë nga Hëna në zyrën e Presidentit

20:33 27/01/2021

Në gurë hënor në Shtëpinë e Bardhë. Ky është detaji i jashtëzakonshëm në Zyrën Ovale të presidentit amerikan Joe Biden. Ky gurë është sjellë nga Hëna në Tokë nga misioni i fundit Apollo 17, peshon 332 gramë dhe u mor nga astronomët Ronald Evans, Harrison Shmidt dhe Eugene Cernan, që janë edhe të fundit humanë që kanë prekur sipërfaqen e satelitit tonë. Kjo pjesë shkëmbore është formuar 3.9 miliardë vjet më parë, periudhë kjo me impakte të shpeshta nga meteoritë në Hënë.

Sigurisht nuk është në pronësi të presidentit të sapozgjedhur, por administrata ka kërkuar nga Agjencia Hapësinore Amerikane NASA që të ekspozohet në zyrë për 4 vjet, duke simbolizuar mirënjohje për rezultatet e arritura të gjeneratave të kaluara. Por jo vetëm, është edhe një mbështetje për misionet dhe projektet aktuale amerikane për eksplorimin e mëtejshëm të Hënës dhe të Marsit./tvklan.al






Të ngjashme