“Një herë qajnë burrat… nuk qaj më”

Posta

“Një herë qajnë burrat… nuk qaj më”

17:57 10/10/2019

Albi Nako-Alba Hoxhës: Kujdes mishrat e dhëmbëve

Ai është një ndër koreografët më të njohur dhe numëron me qindra koreografi që mbajnë firmën e tij. Pothuajse dy dekada punë të palodhshme në televizion, koncerte, festivale dhe emisione, Albi Nako kësaj radhe vjen me një mision të ri.

Më datë 1 Tetor ai hapi dyert e akademisë së tij “Albi Nako Dance Academy” ku mund të bëhen pjesë të gjithë atje që kanë pasion kërcimin. I ftuar sot në emisionin “Rudina” sëbashku me balerinën Alba Hoxha, koreografi tregoi se prindërit e tij në 50-vjetorin e martesës së tyre kanë kërcyer sëbashku në akademinë e të birit.

Menjëherë pas insertit ku pa prindërit e tij, Nako i emocionuar tha se ndihet me fat që i ka të dy prindërit.

“Është fat unë i kam prindërit dhe jetoj me ta, sepse nuk jemi të përjetshëm në këtë jetë dhe lum unë që i kam”, tha Nako.

Por fjalën e tij menjëherë e ndërpreu balerina duke i thënë të mos qajë. Koreografi reagoi menjëherë duke kujtuar se para disa muajsh ka qarë në emisionin “Rudina” pas videomesazhit që i kishte dërguar ish-bashkëshortja e tij, balerina Klaudia Pepa.

Albi Nako: Kam qarë një herë këtu dhe nuk qaj dy herë. Një herë qajnë burrat thonë dhe unë kam qarë tek “Rudina”. Ekskluzivisht për ty qava dhe bëra dhe prova para se të qaja, sigurisht.

Rudina Magjistari: Ka hyrë në histori ama…

Albi Nako: Po, ka hyrë në histori sigurisht. Gjërat këtu tek ty ngelin gjithnjë në histori. Nuk qaj më. Por Alba ngaqë i kanë marrë patentën së fundmi hyn me të kuqe në bisedë dhe prishi atmosferën, por s’ka gjë Alba. Kujdes mishrat e dhëmbëve./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT