Ai ka qenë pjesë e grupit muzikor “Produkt 28”, ndërsa ajo është një balerinë e talentuar që është ngjitur në skenë vite më parë. Bota e spektaklit dhe televizionit është ajo që i ka bërë bashkë, jo vetëm në jetën profesionale, por edhe në atë personale.

Historia e dashurisë mes Olta Ahmetajt dhe Fabian Bashës ka nisur 15 vite më parë. Ata kanë ndërtuar së bashku një familje të bukur që është bekuar me dy djemë, Liam dhe Tristan. Çifti ishte i ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

“Historia jonë e dashurisë nuk ka lindur menjëherë. Nisi si shoqëri me grupe shoqërore të përbashkëta. Jemi takuar shumë herë nëpër aktivitete dhe dalëngadalë filloi. E gjenim veten mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Janë shumë të rëndësishme këto ambientet e punës, sidomos kur je në Pallatin e Kongreseve për një spektakël dhe je i detyruar të rrish atje me orë të tëra për të bërë prova. Detyrimisht fillon njihesh me njerëzit që ke vërdallë. Në një nga këto spektakle ka qenë takimi jonë i parë i gjatë, ku patëm mundësinë të flisnin më shumë. Unë merresha me pjesën teknike të një spektakli, Olta ishte balerinë. Nuk është se ndodhi ndonjë gjë aty, thjesht u konsolidua një shoqëri e mirë. Për vite me radhë vazhdoi shoqëri. Momenti i parë kur i kam shprehur dashurinë ka qenë në makinën e Oltës. Tek Olta më ka pëlqyer karakteri i saj i fortë, është e drejtë deri në vetëmohim”,

tregoi Fabi.

“Ne kemi patur një shoqëri gati 5 vite përpara se të lidheshim. Ishte një rast aksidenti që na ribashkoi. Filluam të takoheshim më shpesh dhe në fillim muzika dhe sytë e tij më kanë goditur. Por nëse futesh brenda syve të tij, shpirti është njëlloj si sytë. Ende nuk kemi bërë celebrim, në fillim ishte një vendim dhe tashmë është neglizhencë. Por duke qenë se nuk kemi bërë dhe dasmë, e kemi lënë t’i bëjmë në një ditë”,

tha Olta.

/tvklan.al