Frymëzuar nga mitologjia greke, stilistja e famshme Donatella Versace prezantoi koleksionin Pranverë-Verë 2021. Ngjyra portokalli, jeshile, blu dhe rozë ishin ato që dominonin më shumë. Fustane me lule, pantallona deri në fund të këmbëve, si dhe xhaketat ishin tendenca kryesore.

Të gjitha veshjet ishin të kombinuara me aksesorë të mëdhenj, përfshirë këtu çanta të mëdha dhe bizhu.

Modelet ecnin në një pasarelë me rërë nëpër rrënojat e qytetit imagjinar të fundosur të quajtur “Versaceapolis”, një mjedis greko-romak, i ngjashëm me Atlantis.

Jo vetëm koleksion për femra, por Donatella prezantoi edhe trendet për meshkuj. Sfilata për meshkuj, e cila ishte parashikuar për t’u prezantuar në Qershor, u shty për shkak të pandemisë.

Koleksioni Pranverë-Verë 2021ishte një homazh për vëllain e ndjerë të Donatella-s, Gianni, ku ai në vitin 1992 prezantoi një koleksion ‘Trésors de la mer’ me motiveve të koraleve dhe guaskave, pothuajse i njëjtë me këtë të stilistes.

Për të respektuar masat anti-Covid 19 në sallë ishin vetëm punonjësit e Donatella-s dhe një pjesë e shfaqjes u transmetua edhe online.

Klan Plus