Një person është arrestuar dhe 11 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për ndërtim pa leje në Tropojë, Elbasan dhe Maliq.

Policia e Tropojës thotë se ka arrestuar Demush Mertinajn 63 vjeç nga Tirana, pasi u kap duke ndërtuar pa leje një objekt në vendin e quajtur “Bjeshka e Sylbices”.

Gjithashtu, në Tropojë janë proceduar në gjendje të lirë për ndërtim pa leje 71-vjeçari me iniciale A.J që po ndërtonte një objekt 1-katësh; 54-vjeçari me iniciale A.Gj i cili kishte hapur një shesh për ndërtim pa leje dhe 80-vjeçari me iniciale A.K, që ka ndërtuar një objekt 1-katësh pa leje.

Ndërkohë, edhe në Elbasan janë proceduar në gjendje të lirë pesë persona për ndërtim të paligjshëm.

Konkretisht, D.K., 55 vjeç banues në fshatin Tregan, pasi në këtë fshat po ndërtonte një objekt (mur rrethues) në banesë pa leje përkatëse; R.M., 55 vjeç banues në fshatin Dritaj Qukës, pasi në këtë fshat po ndërtonte një banesë pa leje përkatëse; I.B. 56 vjeçe banuese në Gramsh, pasi në Lagjen “Sporti”, po ndërtonte një  shtesë ballkoni pa leje përkatëse; R.D., 62 vjeç banues në fshatin Bregas Kushovë, pasi në këtë fshat po ndërtonte një shtesë rreth e qark banesës ekzistuese  pa leje përkatëse; N.H., 56 vjeç banues në Elbasan, pasi në fshatin Kazije Peqin, po ndërtonte një banesë pa leje përkatëse.

Po kështu, në Korçë është proceduar penalisht në gjendje të lirë 61-vjeçarja me iniciale Zh.A., e cila u kap duke ndërtuar një çati mbi soletën e banesës të saj, pa lejen e organeve përkatëse.

Në Maliq 51-vjeçari Gj.U. u kap duke ndërtuar një objekt pa leje në tokën e tij dhe 44-vjeçari R.Sh në Maliq u kap duke ndërtuar një objekt pa leje në tokën e tij. 

/tvklan.al