Autoritetet hartojnë një plan masash

Pas shfaqjes së koronavirusit në Itali, institucionet e Kosovës kanë miratuar planin e gatishmërisë dhe reagimit. Ky plan ka të bëjë me planifikimin, parandalimin dhe monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Naser Ramadani thonë se ky plan strategjik ka hyrë menjëherë në fuqi. Por në klinikën infektive ku u mbajt konferenca, gazetarët nuk u furnizuan me maska ndonëse ka një rast të dyshuar, madje as shumica e stafit mjekësor nuk i posedonin ato.

“Është një rast i izoluar, që ka hyrë në mënyrë të izoluar, është në karantinë dhe nuk ka hyrë në korridoret ku ne gjendemi”.

Për fat të mirë edhe ky rast ka rezultuar negativ ndaj koronavirusit.

Në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nuk është gjendje emergjente, ndonëse ka dy herë në javë fluturime nga Verona e Italisë në Kosovë dhe anasjelltas.

“Nuk kemi gjendje emergjente kemi një gjendje të zakonshme”.

Ndërsa janë sugjeruar tri lokacione për karantinë në rast se është e nevojshme. Derisa thonë se klinika infektive është e furnizuar me barna të mjaftueshme në rast të paraqitjes së këtij virusi në Kosovë.

Tv Klan