Një i vdekur dhe 5 të plagosur në 2 aksidente (Video)

Posta

Një i vdekur dhe 5 të plagosur në 2 aksidente (Video)

17:34 19/04/2019

Një i vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i 2 aksidenteve të ndodhura këtë të premte në Maliq e Milot.

Të dy aksidentet ndodhën pas mesditës. Drejtuesi i një motori gjeti vdekjen në Maliq pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua në rrugë. Viktimë nga ky aksidenti mbeti një 51-vjeçar nga fshati Sheqeras.

Aksidenti tjetër ndodhi në autostradën Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe.

Në të u përfshinë dy makina, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën. Për pasojë të plagosur mbetën 5 persona, të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

“Mjeti me drejtues K.M.,29 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues A.N. 37 vjeç, banues në Burrel. Në të dy mjetet ndodheshin si pasagjerë A.M.,25 vjeç, banues në Tiranë, N.K.,19 vjeç, banues në Kurbin si dhe A.N.,32 vjeçe, banuese në Tiranë”

, thotë Policia e Lezhës në një njoftim për mediat.

/tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT