Të paktën një person ka humbur jetën  dhe një tjetër është  plagosur  rëndë kur një zjarr ra  në një fabrikë fishekzjarrësh në Bullgari.

Shpërthimet filluan rreth orës 18:30 në qytetin Elin Pelin pranë kryeqytetit Sofje, duke dërguar lart në qiell shtëllunga  me ngjyra të ndryshme tymi për shkak të fishekzjarrëve shpërthyese.

Ministri i Brendshëm Kalin Stojanov tha të enjten në mbrëmje se një burrë 49-vjeç ndërroi jetë  nga plagët e marra nga zjarri, ndërsa vajza e tij 20-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spital. Dy burra, një djalë 22-vjeçar i pronarit të magazinës dhe një punonjës 60-vjeçar, besohet se kanë qenë në magazinë dhe momentalisht rezultojnë të zhdukur.

Agjencitë e zbatimit të ligjit nuk kanë nxjerrë ende asnjë teori për atë që ka ndodhur.

Pas shuarjes së zjarrit do të nisë hetimi. Sipas Ministrisë së Brendshme bullgare, kjo magazinë kishte të gjitha mjetet e sigurisë.

Klan News