1 i vrarë dhe 1 i plagosur në Kavajë

1 i vrarë dhe 1 i plagosur në Kavajë

08:10 10/10/2019

U përplasën me armë në shtëpinë e një gruaje

Ky është Dritan Haxholli, personi i cili mbeti i vrarë pak pas mesnatës në lagjen numër 2 në qytetin e Kavajës.

Ai u qëllua për vdekje me një plumb nga Bledar Toçi, një 31-vjeçar me detyrën shef i sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit. Ata u përplasën në apartamentin e Marsida Qatjas, me të cilën viktima kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.

Foto: Viktima Dritan Haxholli

Haxholli, një person me precedent penal, ka hyrë me forcë në banesën që ndodhet në katin e parë të pallatit, duke kapërcyer ballkonin. Ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe e keërcënonte prej kohësh Marsida Qatjan.

Gruaja, nënë e 3 fëmijëve, kishte njoftuar mikun e saj, Bledar Toçin se Haxholli do t’i shkonte në shtëpi. Sapo ka hyrë në banesë, Haxholli ka qëlluar ndaj efektivit të policisë së burgjeve, plot 16 plumba, duke e lënë të plagosur. Polici i është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend, me një plumb.

Tre fëmijët e Qatjas gjendeshin në shtëpi në momentin e krimit. Në shtëpi janë ende gjurmët e përplasjes me armë. Policia gjeti 16 gëzhoja kallashnikovi dhe 1 pistolete.

Shefi i sigurisë së burgjeve, i cili rezulton të jetë mik edhe me bashkëshortin e Qatjas, që gjendet në burg në Gjermani, u arrestua. Policia thotë se ai akuzohet për vrasje me dashje, edhe pse ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Ai gjithashtu po hetohet për shkelje të ligjit të mbajtjes së armëve, pasi arma e shërbimit për policët e burgjeve nuk lejohet të mbahet me vete jashtë shërbimit, por dorëzohet në kasafortën e vendit të punës. Është arrestuar gjithashtu edhe vëllai i tij, Bernard Toçi, pasi policia i gjeti lëndë narkotike në shtëpi.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori