Vritet kreu i njësisë administrative Kotë në Vlorë

Foto ilustrim

Vritet kreu i njësisë administrative Kotë në Vlorë

15:05 11/06/2019

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një konflikti në fshatin Kotë të Vlorës. Burimet thonë për tvklan.al se viktima është Argjil Gjoka, administratori i njësisë Kotë. Fillimisht kishte mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, por më pas ndërroi jetë në sallën e operacionit. Kurse personi i plagosur ka marrë një plumb në dorë dhe është jashtë rrezikut.

Shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende. Aty kanë shkuar forca të shumta policore, të cilat janë duke mbledhur prova.

Nga burime jo zyrtare mësohet se në ngjarje është i përfshirë edhe një person i tretë. Dyshohet që mes tij dhe personit të plagosur të ketë patur një konflikt. Për të ndarë sherrin, ka ndërhyrë administratori i njësisë Kotë, por dyshohet se u qëllua aksidentalisht nga një plumb në gjoks që i shkaktoi vdekjen.  /tvklan.al

Të ngjashme
UKT